Rusia Serbia

Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë në mosmarrëveshjen me Republikën e vetëshpallur të Kosovës

Lidhur me situatën e tensionuar në veriun e vendit tonë  ka reaguar edhe Kremlini zyrtar duke konsideruar   se tensionet në Kosovë kanë marrë hov pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë,  për të detyruar serbët vendorë  që t ‘ i pranojnë  dokumentet personale të Kosovës. Kjo ka bërë që serbët lokalë të vendosin barrikada në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bernjakut. “Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë në mosmarrëveshjen me Republikën e vetëshpallur të Kosovës dhe insiston se të drejtat e serbëve duhet të garantohen me një rezolutë për këtë konflikt”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se Moska beson se vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet në atë vende që të mos ndërmarrin asnjë hap të pamatur që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve. Ne mbështesim qëndrimin paqësor, konstruktiv të Beogradit në atë kontekst, thirrjet për paqe të bëra nga Presidenti i Serbisë”, tha Peskov.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …