leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Evropa është sot, po ajo që ishte…

Edhe unë ndaj mendimin se Evropa asht duke i dhanë shansë Serbisë ta bindë Kosovën që ta ketë nën ombrellën e vet si krahinë të saj. Këtu çdo gjë negociohet dhe flitet për çdo gjë që ngritin serbet. Ndërsa palës kosovare i bahet presion që me çdo kusht të hyrët në marrëveshje pa e njohur ndarjen me Serbin. Evropa ka paanshmëri ndaj statusit të Kosovës, 20 vite kërkoi të i plotësojmë standardet para statusit?! Kosovës i bëjnë presion ta njohë asociacionin (Bashkesinë serbe) me kompetenca ekzekutive që do të thotë të vetëqeveriset dhe kur të dojë të i bashkohet Serbisë.

Ato të drejta i ka të garantuara me marrëveshje ndërkombëtare, Kosovës i bëhet presion çdo fshat serb të bahet komunë tani veç janë bë. I bëhet presion që kishat dhe pronat të jenë ekstra territoralitete të Serbisë brenda Kosovës. Të gjitha kishat e vjetra me themelet të kohës bizantine ishin dhe duhet të jenë tonat të shqiptareve ortodoksë! Ato kisha janë marrë padrejtësisht dhe janë shtetëzuar e skllavizuar me dhunë bashkë me ortodokset shqiptarë që i kanë asimiluar e konvertuar në sllavë!

Ku mbeten ortodokset shqiptarë, pse se shtron askush këtë pyetje? Kosovës i bahet presion përmes Evropës se duhet kthyer serbet e shpërngulur nga vitet e 60 -ta e që janë ma shumë se 250.000 sipas Serbisë. A thotë kush që ata e kishin pushtetin dhe ishin aparat i dhunës mbi shqiptaret edhe pse ishin 5%e popullatës në Kosovë. Cilët burra përfaqësojnë Kosovën?! Ai që ishte përkthyes i Ibrahim Rugovës!!!

 Shtrohet pyetja, se sa  shqiptar janë shpërngulur nga Toplica me 504 fshatra shqiptare, sa në kohen e sundimit të Pashiqit deri në vitet e 40-dhjeta sa me marrëveshjen Jugosllave Turke pas Luftës së Dytë Botërore. Sa e sa të detyruar nga ndjekjet e ikjet nga se me qindra mija u burgosen nga gjithë sundimi Titist e Serbosllav. Kur duhet kërkohen të kthehen shqiptaret që dy hise janë jashtë tokave të tyre. Deri sa gjysma e tokave tona nën Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e në Çamëri. Kjo Evropë e din mirë se baballarët e tyre e kanë ber copëtimin e tokave të Shqiptarëve në favor të të tjerëve. Prandaj Sot e gjithmonë nuk janë dakord të heqin dorë nga vendimet e Versajës, Berlinit, Shen-Stefanit e të Londrës.

Përherë duan të jenë miqtë e Serbisë e të Rusisë. Tani kur ne bamë shtetin ata thonë se qenkan të paanshëm për statusin tonë. Kërkojnë përherë një fusnotë ta kemi nga Serbia si barinjtë  kur i vejnë zhigun deleve që të mos ju përzien me të tjerëve. Përse i shkohet mbrapsht punës së marrëveshjes si që thotë populli nga bishti. Përse që në fillim se shpallen agresor Serbinë, fajtore e katër luftërave të fundit.

Përse nuk ia ngarkuan dëmet e luftës? Përse se fajësuan për krime e gjenocid, Përse që në fillim nuk e shtyn me kërkuar falje dhe me i kthyer të kidnapuarit të gjallë e të vrarë e të masakruar nga ajo? Pse pas Marrëveshjes së Kumanovës nuk u kanë kërkuar një marrëveshje paqe e përkohshme mes dy vendeve që luftuan mes veti?!

 Si mundet Evropa të kërkojë nga Kosova të dëmtoj integritetin e vet duke i ndër Maqedonisë me mija hektar Malit të Zi e tani edhe Serbisë dhe te mbeten tokat dhe populli unë jashtë kufijve Medvegja, Bujanoci, Presheva. Evropa e aftë për të garantuar për çdo marrëveshje në dëm të Kosovës, sepse të tjerat nuk i zbaton Serbia. Cili mekanizëm Evropian mund ta e detyron Serbin ti zbatoj marrëveshjet?!

Kosovën sikur një fëmijë të moshës fëmijërore e trajton Evropa duke e shantazhuar me vizat?!!!. E viza nuk është gjithçka nuk është bishti për te cilin u kapë e na mban Evropa edhe pa bisht banë! Mirë kishte qenë ne me ju vuajë viza. Se mbi 100.000 evropian hynë e dalin në Kosovë si ne bashqe të vet. Të ju kërkojmë viza e t’i mbajmë te sillen pran ambasadave tona ta shohin maltretim çdo të thotë.

Për ne me rëndësi është ne të njohim vetveten të bashkohemi e të jemi të vetë dijshëm se kanë e kemi fqinj. Po të faktorizohemi ne do ta ndërrojnë sjelljen të tjerët karshi nesh. Për ne e vetmja dhe e veçanta ashtë Amerika që nga Xhorxh Vashingtoni e deri sot e mot. Duhet te jemi koshient se ne s’mundemi të jemi për Amerikën ma të rëndësishëm se Evropa dhe ne nuk duhet të jemi në garë se me Evropën, karshi Amerikës.

Mendoj se edhe në Evropë shumë shtete mike i kem e ketë miqësi  duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë bashkë me Amerikën. Shqiptaret janë kufiri i fundit ku ndalet ndikimi dhe rrezikimi ruso-sllav. Pra të jemi gardianet kundër pansllavizmit, nën komandën Amerikane sikur dikur moti Gjergj Kastrioti për Evropën kundër Perandorisë Osmane. Fuqizimi i shqiptarëve faktor paqeje në Evropë e ma gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …