Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: FESTOJMË NË KOHË TË TRAZUAR!

KONSTATOJ: Edhe pas 26 viteve liri dhe pas 10 legjislaturave, Kosova mbetet shtet jo funksional?! Kjo gjendje moratoriumi do të zgjasë pa zgjidhje, pa kohë të caktuar! Kjo kastë politike nuk dinë dhe nuk duan të bëjnë Kosovën shtet me të gjitha dikasteret funksionale dhe me të gjitha strukturat, ligjet, normat dhe funksionalitetin e shtetit!

Kjo kastë nuk janë shtetformues, por shtetin e shfrytëzuan për të siguruar pushtet, për të vepruar lirshëm, për të abuzuar e keqpërdorur pa u penguar. Nuk i bëjnë ligjet, dhe edhe ato ligje të aprovuara nuk janë funksionale dhe nuk zbatohen nga vetë pushtetarët dhe ligjbërësit!

Kasta mashtruese i ndërrojnë pozitat herë njëra, herë tjetra në pushtet, dhe krejt angazhimin e kanë herë në luftë e herë në divorc mes tyre; herë bashkim e zhvatje të përbashkëta të shtetit!

Këta e sollën shtetin e Kosovës në kolaps ekonomik, politik e diplomatik! Kosova pa institucione, pa buxhet, pa qeveri e pa parlament! Tani në kolaps e në bankrot, ndodhemi në krizë e në prag të shkatërrimit!

Kjo krizë duket sikur të ishim të mallkuar, kudo që jemi ne shqiptarët! Kjo është pasojë ngase ne shqiptarët ndodhemi të ndarë, të shtypur e të shfrytëzuar nga pushtuesit e të tjerët! Kjo po përjetohet edhe në Maqedoninë e Veriut, ku maqedonët shkelën Marrëveshjen e Ohrit dhe rikthyen shqiptarët në pozitën e fundit të shekullit të kaluar!

Këtu duhet zgjidhje e përhershme e shqiptarëve, mjaft më me improvizime të përkohshme! Aspak më mirë nuk i kemi shqiptarët e Kosovës Lindore nën Serbi; po dëbohen, Serbia e bën pastrimin etnik të shqiptarëve. Me vetë faktin që shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat elementare, po ashtu përbuzën e mohohen në çdo pore të jetës. Gati u zbrazën Bujanoci, Medvegja dhe Presheva!

Këto vise tona presin përkrahjen dhe mbrojtjen nga Kosova, ndërsa pushtetarët Kosovën e bënë të pasigurt dhe të pafuqishme, si dhe pa përkrahje e të papeshë!

Njëkohësisht, të pazgjidhur gjendjen kombëtare dhe të drejtat i kanë edhe shqiptarët në Malësinë e Madhe, Plavë–Guci, Ulqin, kudo që jetojnë në tokat e tyre. U zbrazën gati nga trojet tona!

Pasiguria shtohet edhe më shumë derisa ka dominuar Serbia dhe pakica serbe, që rrezikon ekzistencën e shtetit malazez, e në këto katrahura, më të rëndë do ta kenë shqiptarët e pambrojtur!

Sot, më shumë se kurrë, na duhet një organizim me njerëzit atdhetarë e dalzotë të atdheut të lirë e të bashkuar, duke i bashkuar viset me Kosovën! Kësaj nisme të re shpresoj se do t’i bashkoheshin të gjithë çlirimtarët!

Përpjekja për Dardaninë e Re do ta përmbyllte zgjidhjen e shqiptarëve në Ballkan; edhe fqinjët do të jetonin në paqe dhe pa ngarkesat e tyre shoviniste për shtypjen e shqiptarëve!

Kjo përpjekje organizative politike duhet bërë me strategji e gjeostrategji, në mirëkuptim me aleatët dhe miqtë, duke i bërë si miqtë edhe armiqtë të qartë se, pa bashkimin e viseve shqiptare në Dardaninë e Re, nuk ka stabilitet politik, ekonomik, strategjik dhe gjeostrategjik!

Kjo është domosdoshmëri e kohës. Nëse deri sot kemi shpresuar kot në kastën politike aktuale, tani mjaft u bë dhe u teprua, sa që çdo ditë e më vonë rrezikohet ekzistenca e shtetit dhe e popullit!

Nëse dje ishte herët, nesër do të bëhet vonë!
Duhet sot — patjetër duhet sot!

Nëse në fund të shekullit të kaluar luftuam për lirinë e Kosovës, sot duhet të luftojmë për funksionimin e shtetit të Kosovës!

Për të qenë çdo gjë në harmoni dhe funksionale, duhet të bëhet Përpjekja për Dardaninë e Re!

Kjo përpjekje — veprimtari e organizuar nga patriotë e atdhetarë të devotshëm, të dëshmuar kombëtarisht, të gatshëm për të sakrifikuar dhe luftuar për çështjen kombëtare — me kauzën kryesore: zgjidhjen e përhershme kombëtare, me njerëzit shtetformues, do ta stabilizojë vendin politikisht, ekonomikisht, në siguri, gjeostrategji, diplomaci e aleanca të sigurta miqësore.

Vetëm të bashkuar do ta kemi peshën e duhur dhe vlerësimin nga të tjerët!

Ky organizim i ri, kjo përpjekje, nuk duhet bërë e përkohshme dhe jo veç sa për t’u bërë pjesë e pushteteve ose pjesë e partive! Kjo përpjekje duhet të jetë gjithëpopullore që të arrihet qëllimi kombëtar dhe të udhëhiqet tërësia!

Parti do të thotë pjesë, ndërsa kombi, atdheu, populli janë tërësia. Ta realizojmë tërësinë — partitë do të mbeten të pafuqishme dhe të papërfillshme nga populli i zhgënjyer dhe shumë i mashtruar!

Pra, nisma e re Përpjekja për Dardaninë e Re!
Është ekskluzivisht për komb e atdhe!

Duhet shpjeguar të veçantën e saj, që mund ta keqkuptojnë apo keqinterpretojnë; duhet sqaruar që kjo s’ka të bëjë me “Botën Serbe” (Serpski Svet) — qëllimi i tyre që kudo që ka një serb aty duhet të jetë Serbi — apo me “Botën Ruse” (Ruski Svet)!

Përpjekja për Dardaninë e Re ka të bëjë me trojet autoktone dhe me popullin shqiptar shumicë në trojet e veta!

Kushdo qofshin miq apo armiq duhet ta kuptojnë këtë gjendje imediate dhe të domosdoshme, për një stabilitet të përhershëm, jo vetëm ndër shqiptarë por në Ballkan e më gjerë!

Rroftë populli shqiptar i bashkuar!
Rroftë Dardania e Re!

26 nëntor 2025
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Gëzuar festat e NENTORIT!

Kam një pyetje, vetëm një. (gabimet e paqëllimshme  janë njerëzore, ato të qëllimshme  janë djallëzore!) Muaji nëntor …