Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Letër e hapur, drejtuar ambasadorit amerikan, Philip Kosnet!

Dalja kundër ligjit për vlerat e luftës dhe ndërhyrja e ambasadorit amerikan në Kosovë, nuk është parimore, as njerëzore. Opinioni i tij për mua dhe bashkëluftëtarët e mi është i papritur, i pakëndshëm dhe shumë irritues.  Banal është arsyetimi! Sikur po u penguaka fjala e lirë dhe marrja me historinë e luftës?!

Pastaj kostoja e lartë e këtij ligji! Çdo të thotë kjo?!

Ne  a nuk duhet të ndihemi krenarë,  nuk u dashka të jemi atdhedashës e liridashës?  Ne nuk duhet të i edukojmë brezat me atdhetarizëm e me e dashur e mbrojtur lirinë.

Nuk u dashka  të kursehemi nga shpifjet njollosjet dhe përbaltjet e shpifësve matrapazëve e misionarëve anti-kombëtar. Ne nuk u dashka  te i ruajmë varrezat, pllakat Lapidaret e monumentet e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Ne nuk u dashka t’ i pengojmë vandalet që bëjnë këto shkatërrime dhe përmjerrin mbi varrin e dëshmorit. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të ja ndalojmë askujt keq interpretimin dhe tjetërsimin e luftës për liri! Ne nuk mund të i themi askujt asnjë fjalë pse keqpërdor simbolin dhe uniformen e luftëtarëve e të heronjve. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të kem kujtesën e luftës te masakrave e të gjenocidit mbi popullin ton të pa fajshëm që e kanë bërë Serbo-sllavet.

 Ne nuk po bëka t’i   ruajmë provat, faktet e muzetë e luftës, për të ardhmen!

Ndërhyrja jote këtë e thotë, zoti Kosnet.

Si keni vepruar ju në Amerikë, në vendin tuaj, të cilin e përfaqësoni me  dinjitet!

Ju si i keni të rregulluara këto çështje?

 Si i trajtoni ish luftëtarët si i trajtoni dëshmoret dhe familjet e tyre ,sa i madhëroni këto vlera dhe a lejoni te i përbuz ndokush apo të i përbalt? Ju nuk doni ti krahasoni, luftëtarët çlirimtar të Kosovës, me ata tuajt që ranë në Vietnam, Afganistan Irak e gjetiu. Jo, jo sepse  ata ishin amerikanë e këta janë shqiptarë. Z.Kosnet na lejoni te ndihemi krenarë aq sa na takon, mos na mohoni lirinë tonë,  te jemi ata qe jemi çlirimtarë.

Nuk kemi as nuk kemi pasur pretendime te matemi me luftëtarët e Amerikës, me kënaqësi dhe krenari jemi rreshtuar në kolonën tuaj dhe jemi krenarë me bashkëpunimin me ju në te kaluarën dhe ne të ardhmen. Pse na irritoni,  pse na nënçmoni?

Kjo nuk asht pritur nga një ambasador i vendit ma shumë se mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ti sikur nuk je në frymën e përfaqshmit të denjuar te Amerikës apo për hatër të tjerëve e bënë ketë ndërhyrje. Unë dhe bashkëluftëtaret e mi të Kosovës nuk do të çuditeshim te vinte ky reagim nga ndonjë diplomat i lindjes apo Azisë. Por nga ju se kemi prit kurrë dhe ndajmë mendimin se ky qëndrim mundë të jetë edhe i administratës Amerikane.

A i  keni menduar mirë të gjitha këto?

 Shpresoj dhe dëshiroj të jetë zhgënjim i fundit për ne që e duam ma shumë se ti Amerikën dhe kemi kontribuar sa kemi mundur me respekt e në nderim të saj. Ju shkrova këto fjalë e që kanë edhe shumë të tjera por respekti për të qenë i matur edhe se t’i thirresh në mbrojtje të fjalës së lirë, sipas asaj ndërhyrje që e ke bërë. Un të kursej nga respekti që kam ndaj Amerikës që shumëkush nga ne kemi bërë dhe bëmë aq sa të mundemi, në radhë të parë për Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …