KMDLNJ

KMDLNJ e përshëndet vendimin e BIK-ut për mosfaljen e namazit të Kurban Bajramit për shkak të pandemisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive dhe Njeriut ka përshëndetur vendimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për mosfaljen e namazit të Kurban Bajramit në xhami, për shkak të pandemisë së koronavirusit Ky këshill thekson se BIK-u ka bërë një veprim shumë të mirë në mbrojtje të shëndetit të besimtarëve që do ta falnin namazin në xhami, por edhe të familjeve të tyre dhe rrethit ku jetojnë. KMDLNJ sugjeron qytetarët e Kosovës t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse, të festojnë Kurban-Bajramin në shtëpi, pa bërë vizita familjare si më parë dhe se mbështet vendimin e BIK-ut në tërësi si kontribut për luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …