Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Pse e bën Serbia prokurorin për Kosovën?!

Pse e bën Serbia prokurorin për Kosovën?Kjo tregon qartë se edhe pas gjithë këtij gjaku të derdhur, Serbia kurrë nuk ndalet, as nuk ngopet me krimet kundër shqiptarëve!
Serbia, me këtë, tregon se Kosovën e konsideron nën juridiksionin e saj!
Prokurorin  do ta mbajë si Shpatën e Damokleut mbi shqiptarët!
Të gjithë ata që guxojnë të mendojnë e të veprojnë kundër interesave të Serbisë, i presin akuzat e gatshme sapo të shkelin në tokën e Serbisë!
Serbo-sllavët gjithmonë kanë mbajtur lista me shqiptarë të përndjekur; për ne kanë shkruar: “Pllava Kniga”, “Cerna Kniga”, “Zelena Kniga”, këto për shqiptarët patriotë e të papajtueshëm me pushtuesit sllavë!
Mijëra shqiptarë të vrarë, të masakruar e të përzënë nga tokat e tyre autoktone, duke kolonizuar hapësirat e shqiptarëve, duke ua marrë tokat dhe shtëpitë!
Tani, në kohën moderne, kanë shpikur një terminologji – “pasivizimi i adresave” – që do të thotë se po dole nga shtëpia, nuk do të kesh mundësi të kthehesh më, sepse të është marrë shtëpia dhe toka, e tani i takon dikujt tjetër, një jo-shqiptari!
Nëse i ka skaduar afati i letërnjoftimit (kartës së identitetit), s’mundesh të marrësh tjetër, sepse e kanë zhdukur librin e amzës!
Kështu po e zbrazin Luginën nga shqiptarët, e kanë arritur më së shumti të zbrazin gati të tërën Medvegjën!
Këta shovinistë nuk ngopen kurrë me gjak dhe dhunë kundër shqiptarëve në gjithë historinë e sundimit të tyre!
Qindra mijëra të përzënë për në Turqi, 4,000 të masakruar vetëm në masakrën e Tivarit!
Që nga themelimi i OZN-së, nga viti 1943 deri më 1947, kanë vrarë dhe zhdukur 7,100 shqiptarë!
Nga atëherë e deri më 1985, me qindra të vrarë në JNA dhe në burgje! 72,000 shqiptarë u burgosën, u torturuan dhe u plagosën vetëm se donin liri e barazi për vete, pa ia marrë lirinë askujt!
Të detyruar të jetojnë apo të vdesin, të mbeten shqiptarë apo të tjetërsohen! Shqiptarët vendosën të rezistonin me armë për t’u mbrojtur dhe çliruar nga robëria!
Në këtë luftë të paprovokuar, të padëshiruar dhe shumë të pabarabartë, serbo-sllavët vranë mbi 13,000 shqiptarë civilë të paarmatosur e të pafajshëm, ndër ta shumë pleq, gra dhe 1,483 fëmijë nën 13 vjeç, deri te foshnja me biberon në gojë!
Vranë edhe nëna shtatzëna! Krejt këto masakra dhe ky gjenocid nuk iu mjaftoi shovinistëve serbë, që kurrë nuk do të ndalen dhe nuk ngopen me dhunë dhe gjak shqiptari!
Rreth 4,300 shqiptarë i bartën pas vrasjes e masakrimit, të vdekur ose gjysmë të vdekur, dhe i varrosën në varreza masive thellë në Serbi, duke i fshehur krimet para botës dhe duke dënuar familjet e tyre shqiptare me dënimin më të tmerrshëm, duke ua vrarë më të dashurit dhe duke ua fshehur kufomat!
Bënë krim të shumëfishtë mbi shqiptarët! Kurrë nuk kërkuan falje; përkundrazi, kurrë nuk pushuan së shpifuri dhe akuzuari!
Tani kjo prokurori e themeluar nga qeveria e Serbisë, që me siguri e merr edhe bekimin e parlamentit serb, me siguri i thith informacionet në rrugë legale nga spiunët e BIA-s dhe nga shqipfolësit bashkëpunëtorë të shërbimeve të armiqve serbë!
Tani kjo prokurori i sistemon dosjet e shqiptarëve të padëshirueshëm dhe bën kujdestari për t’i kapur kurdo që mundet!
Këta nga Serbia, edhe serbët e Kosovës i kapin, i maltretojnë dhe i torturojnë, duke u kërkuar që të mos pajtohen me shqiptarët, si dhe përherë të jenë në shërbim të BIA-s serbe, përndryshe i kapin sapo të shkelin në shtetin serb!
Duke qenë anëtare e Interpolit, Serbia nuk heziton që të padëshirueshmit me akuza të konstruktuara t’i paraqesë në kërkim, sikur se Interpoli të ishte organizatë serbe!
Që nga çlirimi i Kosovës, mbi 150 shqiptarë personalitete i mban në kërkim të Interpolit!
Tani veçse i ka përgatitur listat e veteranëve, rreth 30,000 të tillë nuk mund të kalojnë asnjëherë nëpër Serbi!
Europa bën sehir kur njerëzit burgosen vetëm se janë shqiptarë, pra mbi baza racore, si në kushtet e aparteidit!
Kur do ta kuptojmë ne shqiptarët që nuk duhet të kalojmë nëpër Serbi, si dhe kurrë të mos lejojmë të shkelë këmbë serbe në Kosovë!

27 shtator 2024
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …