Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Nebi Rexhepi: Sali Berisha dhe Lulzim Basha pelikanë të së kaluarës së vdekur

Dy liderët e   PD-së së Shqipërisë, Sali Berisha e Lulëzim Basha  pa asnjë mëdyshje janë politikanët me një karrierë politike gjithnjë të rrezikshme për Shqipërinë. Që të dy kohëve të fundit kanë marrë një rrugëtim që as vetë nuk e dinë se nga do ti shpie. Këso rrugë pa krye mund t’i bëjë vetëm Sali Berisha me ndonjë viktimë sikur  është për momentin Lulzim Basha. Atyre tashmë iu ka humbur udha në oborr.

 Për  që të dy është fare e lehtë të bësh një përkufizim matematikorë: Rezultati Zero. Por e ke të vështirë që t’ua numërosh të këqijat politike, për fat të keq  janë të shumta. Është e vështirë me laps t’i përmbledhësh në ndonjë libër e lëre më me ndonjë shkrim. Ato të këqija thuaja në çdo fushë politike-ekonomike, i dinë të gjithë.

Duhet një retrospektivë e tij se si arriti të gjitha këto të këqija dhe me ndihmën e kujt?

 Fillimisht me ta krijuar PD-ën ai thuaja pa konkurrencë zgjidhët lider i kësaj partie, për të ecur edhe sot e kësaj dite, në krye të saj pa marrë para sysh se “zyrtarisht” lider i PD-ës është Lulzim Basha. Ai në fillim grumbullonte njerëz me aftësi të larta ekonomike-politike, pasi që vet ishte një njeri i ardhur nga spitali, si doktor zemre dhe i respektuar në kohën e komunizmit, dhe për rrjedhojë  i duheshin ekspert për këto fusha.

 Ato figura politike që u rreshtuan pas Sali Berishës ishin të shumtë, në pa mundësi të cekën të gjithë duhet veçuar disa nga ata: Aleksandër Meksi, Alfred Serreqi, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori, Tritan Shehu, Genc Pollo, ….. Që të gjithë këta ndër të parët  filluan të shfaqin mendime ndryshe në PD dhe  që është normale në pluralizëm. Mirëpo këta kishin harruar se Saliu vjen si një ish komunist e i cili vështirë transformohej  politikisht. Dhe Salua më vonë të gjithë këta të sipër përmendurit i largon nga PD-ja, përjashto këtu Pjetër Arbnorin dhe Gramoz Pashkon të cilët vdiqën.

 Pasi i largoi ato figura politike afroi Bamir Topin të cilit i afronte pozita dhe poste nga më të lartat. Një kohë bukur gjatë punonin ngushtë njëri me tjetrin. Ky bashkëpunim i ngushtë mes Sali Berishës dhe Bamir Topit u kurorëzua me zgjedhjen e këtij të fundit si president i Shqipërisë. Ishte ky kulminacioni poltik i Sali Berishës i cili përfundimisht i futi në kthetrat e veta të gjitha institucionet relevante shtetërore, thënë troç e tërë Shqipëria kaloi në duart e tij. Mirëpo raportet e ngushta me Bamir Topin fillojnë prishën kur në fund të Janarit 2011, gjatë një proteste të opozitës ishin vrarë 4demonstrues të opozitës. Reagimi i presidentit Bamir Topi ishte më i drejti dhe i pari e dënoi këtë lloj dhune..

 Largimi i Bamir Topit nga PD-ja, si dukët ishte fillimi i një katandisje pa fund i kësaj partie. Por Sali Berisha filloi si gjithmonë të afrojë njerëz që ishin të besueshëm për të. Filloi të krijoi një katërshe fillimisht kompakte. Kjo katërshe “famoze” përbëhej nga : Sali Berisha, Bujar Nishani, Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha. Fillimisht nuk vërehej fort largimi Bamir Topit sepse prapë e merr presidencën me Bujar Nishanin kurse Kuvendin e kontrollonte me Jozefina Topallin. Tirana ishte në duart e Lulzim Bashës. Mirëpo në vitin 2013 Populli i Shqipërisë ia dha Salës dënimin e merituar duke i shkaktuar humbje të thellë. Dhe duke ia mbyllur të gjitha rrugët politike për poste të larta shtetërore. Pasi që më nuk kishte nga t’ia mbante zgjedhë si lider në mënyrë perfide pinjollin e vet të katërshës “famoze” Lulzim Bashën, i cili në atë kohë ishte zgjedhur me vota të dyshimta kryetar i Tiranës.

 Anija e PD-së filloi të fundosej pa shpëtim me humbjen Tiranës nga personi më afërt i Sali Berishës Lulzim Basha. Nga kjo humbje edhe katërshja “famoze” filloi të çakordohet. Sinjalin e parë e dha,  Jozefina Topalli e cila vërejti me kohë se PD-ja nuk po shkon rrugës së duhur. Por Sali Berisha është i tillë nuk “gjunjëzohej” dhe fillon me atë avazin e vjetër me shpërfaqjen e skena vulgare në Kuvendin e Shqipërisë.

 Jozefina Topalli ka kohë që më nuk është në mesin e kësaj ish-katërshje “famoze” ,por për habi të të gjithëve rasti më i pa pritur ishte ai i Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani i cili dekreton  ministrin, të cilin e kontestonte çadra e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.  Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me një të goditur nokautoi dy politikanë dy më të afërmit dhe më meritorët për zgjedhjen e tij kryetar: Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

 Sali Berisha dhe Lulzim Basha tani më të vetmuar nga të gjithë nuk u ka mbetur as gjë tjetër pos ti grumbullojnë ata pakë njerëz që u kanë mbetur në çadër dhe të dalin në qendër të Tiranës dhe ti thonë, lamtumirë politikës.

21. 3. 2017

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …