Brickos

Sali Berisha

Sali Berisha ka debatuar në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Sali Berisha, në Kuvendin e Shqipërisë  iu ka drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke i thënë se  duhej të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë. Ti që përfaqëson Korçën shko pak në Dvoran sa mollë janë hedhur sepse vijnë mollët serbe këtu. Shkoni pak në Myzeqe dhe pyesni sa fermerë kanë therur lopët e racës. Pyesni pronarët e serave që po falimentojnë.  Ministrja Manastirliu iu kundërpërgjigj Berishës duke e quajtur atë një hipokrit që gëzon për vdekjet. Në tetë vite të qeverisjes tënde i bëre spitalet kioska, ku shiteshin pizhame. Nuk bëre asgjë përveçse ju vure kolegëve tuaj çimka, për të kuptuar se nga të vinte e keqja. Unë kam punuar dyfish, se po të kishe bërë gjë ti zotërote, do ishim duke bërë më shumë. Vetëm ti mund të gëzosh për vdekjen, se nuk të bën përshtypje ty vdekja, sikur s’të kanë bërë përshtypje vdekja e të pafajshmeve në Gërdec, kështu që për sa kohë je një hipokrit, nuk të shkon të flasësh për shëndetësinë dhe si u menaxhua pandemie, kur flet për fatalitete fjala ka vlerë, por më shumë vlerë se fjala kanë faktet dhe ajo që të vret ty Sali janë faktet dhe e vërteta. Fol me fakte dhe mos bëj hipokrit sepse të njohin qytetarët dhe e gjithë bota, se ndaj të kanë shpallur non-grata.”- tha Manastirliu.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …