Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Sali Berisha u mor në pyetje nga Prokuroria për protestën e 8 janarit, para selisë së PD-së, në Tiranë

Pasi qëndroi më shumë se dy orë në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për protestën e 8 janarit, Berisha është ndalur në një prononcim për mediat, ku dha detaje nga ajo çka dëshmoi para prokurorit të çështjes, Elio Mazreku. U thirra me urdhër të kreut të Meduzes. Erdha në respekt të atyre parimeve me të cilat jam i mbrojtur.” “Nuk duhet të injoroni një moment, atë me flagrant, është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, besë nuk ka çka kërkon ai që nuk ka, simboli më i degraduar në lidhje me krimin, së treti, mos harroni ju se ky është person që për pazare personale ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Lulzim  Brava është simboli i një politikani, për të ruajtur karrigen,  shndërroi PD në një seli që nuk ekziston diku tjetër. Këta janë elementë të deklaratës time që thashë aty, tha Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …