Sali Berisha

Salih Berisha ka falsifikuar ditëlindjen e tij për ta bërë të njëjtë me ditëlindjen e Enver Hoxhës

Berisha ka pritur sot më 15 tetor urime për 76 vjetorin e lindjes. Dihet që ish-kreu i PD, ka në dokumentet e tij, dy ditëlindje, ka lindur më 1 korrik 1944, por më pas ai e ka ndryshuar datëlindjen dhe e ma legjitimuar gjoja më  15 tetor 1944.

Një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës, Mero Baze ka shkruar më herët se Berisha si ish-komunist fanatik dhe i ngjitur pas njerëzve me pushtet, e ndërroi datëlindjen për ta patur një ditë përpara 16 tetorit, që është edhe ditëlindja e Enver Hoxhës.

Por një tjetër nga njerëzit që i kanë qëndruar shumë afër Berishës, ish-truproja e tij familjare Izet Haxhia, jep një version krejt tjetër në një reagim në gazetën DITA.

Ai rrëfen një histori të çuditshme që nis në vjeshtën e vitit 1943, me strehimin e një partizani të plagosur serbo-boshnjak në kullën e Viçidolit. Që u ndoq me pushkë pasi “fyeu nderin e kullës”, por arriti të shpëtonte.

Një histori që ka qarkulluar nën zë për vite me radhë brenda fisit Berisha dhe që  e detyroi më pas Berishën të shtynte 4 muaj datën e lindjes për ta larguar hijen e atij dyshimi nga vetja, – sipas Izetit.

DITA e pyeti ish-truprojen pas një stausi në FB në 2016, ku Haxhia shkruante:

“Na paska kërkuar “patrioti” i madh, dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij, në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943, të dënohen krimet serbe në Kosovë…  Çfarë hipokrizie… Harroi ky i paftyrë se nën petkun e trafikimit të armëve relike në Norvegji, dërgoi tonelata armatim për paramilitarët e vëllait të tij biologjik Radovan Karaxhiç për të vrarë civilët në Bosnje…”

Nuk mund të mos ngjallnin kureshtje në këtë tekst pjesët: “dhandrri i Serbisë e i biri biologjik i partizanit serb që u strehua në kullën e tij në Viçidol në vjeshtën e vitit 1943”, dhe në vijim, “vëllai i tij biologjik Radovan Karaxhiç…”.

DITA e kontaktoi z.Haxhia për ta pyetur se çfarë nënkuptonte ai me këtë “lojë fjalësh”; a mos ishte një romuz për shkak të ngjashmërisë fizike mes Berishës dhe Karaxhiçit.

Me z.Haxhia foli ish-zv.kryeredaktori i DITA, Alqi Koçiko. Ai dha sqarimin e mëposhtëm:

“Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë  i kompleksuar nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. I ati i Radovanit ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori  për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës. Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai, Vukoje Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët”.

Vetë Berisha është pyetur nga gazetarët mbi arsyet e ndërrimit të ditëlindjes kur u mbushën formularët e dekriminalizimit. “Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej – u përgjigj ai. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …