Sami Boroci zgjedhet Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re

Sami Boroci zgjedhet Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re

AKR ka mbajtur punimet Kongresi i II-të i Forumit Rinor të Aleanca Kosova e Re. Sami Boroci zgjedhet Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re. Në këtë tubim morën  pjesë kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë e delegatë të rinj të kësaj partie. Konsolidimi për përzgjedhjen e strukturave të Forumit Rinor është kryer në 24 komuna të vendit dhe janë përzgjedhur katër kandidatë potencial për të parin e Forumit. Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka thënë se AKR në timonin e qeverisë do të përgatisë një festë shumë me humane, shumë më të mirë për qytetarët. Për arsye se ne i dojmë festat dhe i dojmë qytetarët tanë, se ne punojmë për ta dhe së bashku me qytetarët tanë do të ndryshojmë situatën në Kosovë.

Punimet e Kuvendit qendror të Forumit Rinor të AKR-së, nga afër kishin ardhur ti ndjekin edhe përfaqësues të Degëve dhe Forumeve të Aleancës Kosova e Re. Me një fjalë rasti Kuvendin e përshëndeti edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i cili tha se, Kosova ka nevojë për udhëheqës që nuk pasurohen nga shteti duke keqpërdorur paranë publike. “Koha jonë po vjen, bashkë me ju të rinjtë, do t’iu tregojmë të gjithëve se si qeveriset me duar të pastra”, ka thënë ndër të tjera Bahtiri. Kuvendi më pas ka vazhduar me pjesën punuese, duke zgjedhur kështu edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …