Sami Lushtaku

Sami Lushtaku, pas lirimit nga burgu, pret vizita më 4, 5 dhe 6 korrik, në odën e familjes, në Prekaz

Të gjithë qytetarët e Kosovës e më gjerë, të cilët dëshirojnë ta takojnë kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit nga burgu me një vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, mund ta vizitojnë më 4, 5 dhe 6 korrik, në odën e familjes Lushtaku, në Prekaz. Në një njoftim të Mërgim Lushtakut, djali i Sami Lushtakut, një prej deputetëve më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, thuhet se oda e familjes Lushtaku në Prekaz do të jetë e  hapur tri ditë, më 4, 5 dhe 6 korrik për të gjithë ata që dëshirojnë ta takojnë Sami Lushtakun dhe të cilët nga afër dëshirojnë t’ia urojnë  lirinë, pas 4 vjet katandisjeje nëpër burgjet e Kosovës me aktakuzë të ngritur pa dëshmi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …