Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Sarrazin: Gjermania e merr parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania i ka ndjekur nga afër zhvillimet në Asamblenë Parlamentare ku u rekomandua pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Sarrazin tha se Gjermania e merr parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare në diskutimet e saj dhe se qëndrojnë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën. “Natyrisht, ne jemi miq dhe përkrahës të fortë të Kosovës. Dhe ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që do të thotë edhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë i Këshillit të Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës. Sarrazin tha se Kosova ka marrë obligime nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe në vitin 2013, por edhe nga Aneksi i Ohrit, që përfshin zbatimin e themelimit të Asociacionit.Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Aneksin e Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …