Sasha Kulukcija: Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, -përkujtim për të zhdukurit nga konfliktet Jugosllave të viteve 1990

Sarajevë, 28 gusht 2017: Këtë të mërkurë në çdo pjesë të botës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, familjet e të zhdukurve do të bëjnë thirrje për veprim për të gjetur dhjetëra mijëra njerëz që zhduken çdo vit si pasojë e konfliktit, fatkeqësive natyrore, krimit, Migracioni të parregullt dhe shkaqeve të tjera. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) do të bashkohet me grupet e familjeve, zyrtarët qeveritarë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, për të nxjerrë në pah çështjen e personave të zhdukur dhe për të thirrur për strategji efektive që do të zbatohen për të trajtuar këtë çështje.

Gjetja e më shumë se 70 përqind të atyre që u zhdukën në Ballkanin Perëndimor, është një arritje e pashembullt, megjithatë, mijëra familje po kërkojnë ende për të dashurit e tyre. “Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve është thelbësore të kujtojmë se në Ballkanin Perëndimor ka 12,000 familje që ende nuk e kanë mësuar fatin e më të dashurve”, tha Bomberger. “Thjesht nuk është e mundur të pretendohet se shoqëria është kthyer në normale kur ka kaq shumë qytetarë që ende jetojnë me këtë dhimbje dhe këtë padrejtësi”.

Në Ballkanin Perëndimor, shoqatat familjare do të organizojnë aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, në Tuzëll, Prijedor, Ilijas, Ozren, Bijelinë, Mostar, Brçko dhe Sarajevë. Do të ketë edhe aktivitete në Zagreb, Beograd dhe në Prishtinë.

“Kur personat zhduken, autoritetet qeveritare kanë një detyrim ligjor sipas ligjit ndërkombëtar dhe vendas për të bërë gjithsçka që është e mundur për të gjetur të zhdukurit dhe për të ruajtur të drejtën e të mbijetuarve për të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimet”, tha sot drejtoresha e përgjithshme e ICMP-së, Kethrin Bomberger. “Në Ballkanin Perëndimor, qeveritë kanë filluar të përmbushin këtë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre dhe për këtë arsye ka qenë e mundur të bëhen kaq shumë përparime”.

Bomberger vuri në dukje se rajoni e ka udhëhequr botën në gjetjen dhe identifikimin e të zhdukurve përmes një procesi të bazuar në ligj dhe krejtësisht jodiskriminues dhe se “familjet e të zhdukurve në të gjithë botën mund të përfitojnë nga mësimet e vështira por të vleshme që janë mësuar këtu”.

 Më shumë se 28,000 nga 40,000 njerëz që ishin zhdukur në fund të konfliktit në ish-Jugosllavi janë gjetur. Kjo është arritur përmes një strategjie të sundimit të së drejtës që bashkon iniciativat institucionale dhe legjislative, shkencën forenzike të nivelit të lartë dhe përfshirjen e shoqërisë civile. ICMP tani po zbaton këtë strategji në pjesë të tjera të botës duke përfshirë Irakun, Sirinë dhe Kolumbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …