Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u e kundërshton idenë e testimit të mësimdhënësve, nga ministrja e Arsimit si mënyrë për t’i rilicencuar ata

Kryetari i organizatës sindikale  SBAShK,  Rrahman Jasharaj,  ka folur në lidhje me paralajmërimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për testimin e mësimdhënësve. Ai ka thënë se si sindikatë do të reagojnë dhe do t’a kundërshtojnë një gjë të tillë. Ne do të reagojmë dhe do ta kundërshtojmë sepse do të ishte nënçmim dhe ofendim për njohuritë që këta njerëz i kanë marrë duke kryer fakultete, Mastere, e duke u përgatitur për sektorin e arsimit. Ne kemi instituar dhe insistojmë që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve, duke dërguar inspektorët profesional”, është shprehur ai. Ministrja, Nagavci, në një konferencë për media të mbajtur më 28 dhjetor në Prishtinë, ka thënë se mësimdhënësit nuk janë kundër këtij testimi që do të mundësojë avancimin në karrierë apo pagë më të lartë. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kundërshton idenë e testimit të mësimdhënësve, si mënyrë për t’i rilicencuar ata.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …