Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Mendësia zyrtare politike, shtetërore e kishtare serbe, ka mbetur ajo e vjetra

Reagimet, përditë më nervoze të nërthojsave (ndërgishtëzave) serbomëdha,  kontrabandë edhe brenda strukturave institucionale të lodhura të Kosovës, paralajmërojnë ditë të nxehta dhe me plotë rreziqe, në një të ardhme të afërt.

Nga reagimet që zakonisht të cilave u vije erë  e shovinizmit mesjetarë serbomadh,kujtoj se është e mjaftueshme të veçohen disa nga këto qe po ndodhin së voni, sidomos:

-Kur ato po përcillen me bllokim të rrugëve, fillimisht në aksin rrugor Mitrovicë-Leposaviç, gjoja në shenjë të kundërshtimit të Ligjit për Trepçën, të proceduar në qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës;

-Kur ato po përcillen edhe me paralajmërimin e bllokimit të të gjitha vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi, gjoja në shenjë të revoltës, kinse për mos zbardhjen e fateve të të pagjeturve serbë, të zhdukur gjatë luftës kundër pushtuese të cilën u detyruan ta bëjnë shqiptarët në vitet 1998-1999;

-Kur ato përcillen me kërcënime luftënxitëse nga politika serbomadhe e Beogradit zyrtar, se gjoja do të ndërmerren veprimet e nevojshme për kontrollin e plotë të “pronës” serbe-Trepçës; se do të kërkojnë thirrjen urgjente të KS të OKB. Krejt këto në shenjë të kundërshtimit të zbatimit të Ligjit për Trepçën, të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Sepse, ky Ligj gjoja na qenka rrezik serioz për pronat e “ligjshme” të Serbisë në Veriun e Kosovës; se në KS të OKB do të parashtrohen jo vetëm “shkeljet” e Rezolutës 1244, nga shqiptarët e Kosovës, por edhe rrezikimi i popullatës serbe në trojet e “saj” në Kosovë, kinse nga terrori që ushtrojnë shqiptarët në vazhdimësi ndaj këtij minoriteti…

Padyshim, të gjitha këto veprime jo vetëm provokuese, por tejet agresive të politikës serbomadhe, të orkestruara nga Beogradi zyrtar, jo edhe pa mbështetje nga aleatët tradicional të tij, lakuriqësojnë një të vërtetë ogurzezë, jo vetëm për popujt e Ballkanit, por edhe më gjerë. Sepse këto veprime histerike dëshmojnë, se mendësia zyrtare politike, shtetërore dhe kishtare kinse ortodokse “Shën” savjane, ka mbetur po ajo famëkeqja-ajo memorandumeve të epokës së çetnikizmit fashist millosheviqist. Siç dihet, ky Memorandum prodhoi veprimet ( si të ashtu quajturat “dogodio se narod”, “jogurt revolucija”, “anti birokratska revolucija”, “ balvan revolucija”…etj) e që të gjitha këto rezultuan me lumenj lotësh dhe të gjakut kroat, boshnjak dhe shqiptar. Natyrisht edhe të atij serb, por në përmasa shumë më të vogla!

Këto zhvillime me imponojnë drojën, se gjendemi përball shumë rreziqeve reale dhe me pasoja të pa parashikueshme.

Këto zhvillime me plot rreziqe që po ndodhin kohëve të fundit, pashmangshëm tek njerëzit e arsyeshëm imponojnë pyetjen: Çfarë janë reagimet e institucioneve shqiptare, të mandatuara me verdiktin e votës së lirë, për të qenë sa më të përgatitur për t’u përballur me sa më pak pësime me rreziqet reale, në një të ardhme të afërt, të cilës do shkallë të rrezikshmërisë qofshin ato?

Kujtoje se përgjigja më qëndrueshme në këtë pyetje, do të ishte ajo përgjigja e famshme e Fishtës, ndaj pyetjes së ngjashme (e modifikuar): Ne shqiptarët vazhdojmë hamë “fiq e kastraveca”, pa u brengosur çfarë po ndodhë në fqinjësi!

  1. 10. 2016, Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …