Sekretari amerikan Shtetit John Kerry ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve

Zëri i Amerikës, bën të ditur  se Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në Tiranë, ka falënderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve. “Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Më tej, ai shton se gjatë vizitës të së dielës është rënë dakord që Sekretari Kerry të mos flasë në publik për zhvendosjen e tyre, pasi kjo temë është ende shumë sensitive. Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë me asistencë teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e tyre. Ndërkaq, pas përfundimit të takimeve në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kushtuar një rëndësi jo të vogël, vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …