Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së po merr pjesë në ,,Konferencën vjetore të NATO-s ’’

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së po merr pjesë në ,,Konferencën vjetore të NATO-s ’’

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), z. Shkelzen Sylaj i shoqëruar nga sekretari personal z. Florin Hoxha, po merr pjesë në “Konferencën vjetore të NATO-s për Ngritje të Integritetit ” (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity) , që po mbahet në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s (NATO Defence College) në Romë, Itali, me organizim të NATO – s dhe mbështetje të CIDS (Qendra Norvegjeze për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes) nga Norvegjia.

Fjalimin kryesor gjatë punimeve të  kësaj konference e mbajti Sekretari i përgjithshëm i MFSK -së z. Shkelzen  Sylaj, i cili i njoftojë të pranishmit me të arriturat e MFSK – së në ngritjen e  integritetit. Ai po ashtu, ka ofruar kapacitetet profesionale të Ministrisë së FSK-së në përkrahje të shteteve që janë në fazën e hartimit të planit të integritetit në  institucionet e tyre.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë nga vende të ndryshme anëtare të Aleancës Veri-Atlantike-të NATO-s si dhe përfaqësues të institucioneve nga shtetet aspiruese, duke përfshirë këtu edhe shtetet nga rajoni, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina etj. Konferenca vjetore e NATO-s për Ngritje të Integritetit (NATO Anual Defence Confernce for Building Integrity)  ka filluar dje më  10 tetor dhe do të përfundojë punimet sot, më 11 tetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, …