Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar dje liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut
NATO Secretary General Jens Stoltenberg visits Camp Butmir

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar dje liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar dje liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenbergu u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me tensionet dhe rrezikun e një konflikti në rajon, raporton “Euronews”. Ai ka thënë se aleanca nuk sheh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për ndonjë nga vendet e rajonit, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë. “Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi. Shohim me shqetësim tensionet në Kosovë dhe Bosnjë. Jemi aleatë të rajonit dhe do ta shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, ka thënë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …