Sekretari i Nismës për Kosovën, Billall Sherifi: Presim që Malishevën do të drejtojmë sërish pas balotazhit

Sekretari i Nismës për Kosovën, Billall Sherifi: Presim që Malishevën do të drejtojmë sërish pas balotazhit

Nisma për Kosovën në Malishevë është në balotazh, dhe prinë bindshëm me rreth 40 për qind, theksoi Bilall Sherifi, sekretar i këtij subjekti, i cili u shpreh në konferencë për medie se pret që Malishevën ta drejtojnë serish pas balotazhit. Ai tha se në balotazh janë në Shtime me kandidatin e pavarur, të cilit i kanë dhënë mbështetje në këto zgjedhje. Për mos arritjen e balotazhit në Drenas, Sherifi tha se ka fol sovrani dhe duhet pranuar realitetin, se në këtë qytet s’ka balotazh.

“Realisht kemi pritë që në Drenas të shkojmë në balotazh, rezultatet deri më tani tregojnë që në Drenas nuk do të ketë balotazh dhe ky është vendimi që ka fol sovrani dhe na pëlqeu, s’na pëlqeu, duhet ta pranojmë atë. E vetmja gjë që mbetet është që ta pranojmë verdiktin që ka dhënë sovrani dhe të vazhdojmë punën”, tha Sherifi.

Ai shtoi se Nisma për Kosovën për herë të parë të do jetë nga këto zgjedhje e përfaqësuara nëpër asamble komunale dhe ka një rritje të votave rreth 7 deri 8 përqind për asamblesë.

“Presim që ashtu edhe siç po na vijnë rezultatet të kemi dyfishishim të votës së Nisma për asamble komunale. Është një rritje e mbështetjes në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, duke pasur parasysh se Nisma si parti në vete ka garuar në vitin 2014 dhe tani vitin 2017, dhe sipas rezultateve të cilat na kanë arritur deri më tani dhe presim që ky trend të vazhdojë deri në fund. Nisma për Kosovën në fund të numërimit të rezultateve për partitë politike, janë vota për asamble do të merr një rezultat të jashtëzakonshëm sipas pritjeve tona prej 7-8 përqind”, theksoi Sherifi, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …