Sela: Nëse brenda 100 ditëve nuk avancohet statusi i gjuhës shqipe në Maqedoni, do ta braktisë Qeverinë

Sela: Nëse brenda 100 ditëve nuk avancohet statusi i gjuhës shqipe në Maqedoni, do ta braktisë Qeverinë

Lideri i Lëvizjes për Reforma i Partisë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, ka prit në takim komisionarin për Zgjerim të Bashkimit, Johanes Han. Temë qendrore e takimit në mes tyre ka qenë çështja e avancimit të statusit të gjuhës shqipe në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Euro komisionari, Johanes Han ka kërkuar nga lideri, Ziadin Sela që për ligjin për gjuhët të bisedohet pas zgjedhjeve lokale sepse nëse miratohet ky ligj para zgjedhjeve lokale, atëhwerë do të dëmtohej pozita e kryeministrit, Zoran Zaev. Por, lideri i Lëvizjes për Reforma i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela ka përkujtuar se është vonuar tejet shumë për miratimin e ligjit për gjuhën dhe ka theksuar se nëse brenda 100 ditëve nuk avancohet statusi i gjuhës shqipe në Maqedoni, do ta braktisë qeverinë. Unë përfaqësoj interesat e popullit tim. Para qytetarëve kam premtuar se brenda 100 ditëve shqipja do të avancohet me ligj. Nuk më interesojnë kalkulimet tjera, brenda 100 ditëve do ta braktisë qeverinë, nëse kryeministri Zaev nuk reflekton, ka theksuar, Ziadin Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …