Selakoviq: Gabon kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq për shkeljen e marrëveshjeve të Uashingtonit dhe të Brukselitn

Nikola Selakoviq  ministri i Jashtëm i Serbisë, ka thënë se Perëndimi do të kërkojë nga vendi i tij që ta njohë Kosovën, në mënyrë që sipas tij t’i thonë presidentit rus Vladimir Putinit se nuk ka precedent ligjor. “Ne duhet të luftojmë për interesat tona në Kosovë, interesat e shtetit të Serbisë, për interesat e popullit serb, nuk e di nëse shteti ka luftuar ndonjëherë më me sukses në këtë periudhë 23 vjeçare se sa në këto 10 vjet, dhe hapësira jonë për manovrim është e pakrahasueshme”, tha ai.  Rusia nuk është më në Këshillin e Evropës, vendoset me shumicë të thjeshtë. Tani Prishtina ka në anën e saj shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk ka në anën e saj parimet që duhet t’i ketë dikush që duhet të anëtarësohet. Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq për shkeljen e marrëveshjeve të Uashingtonit dhe të Brukselit gabon, nuk do ta bëjmë. Çdo politikë e mundshme e mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe të popullit serb në Kosovë do të aktivizohet”, u deklaura Selakoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …