Jamie Shea

Ish-zëdhënësi i Aleancës NATO-s, Jamie Shea ka komentuar takimin Kurti – Vuçiq

Ish-zëdhënësi i Aleancës NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Berlin. Sipas tij, ndikimi i mundshëm rus në Ballkan e ka bërë kancelarin e Gjermanisë, Olaf Szholz që t’i ulë në takim Kurtin e Vuçiqin, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.“BE-ja më në fund e ka kuptuar se kjo është një temë e rëndësishme. Politika e kaluar ishte e keqe, e vuri të gjithë përgjegjësinë për anëtarësim në kurrizin e vendeve të rajonit. BE-ja duhej të ndihmonte më shumë dhe të ishte më aktive në ndihmën e transformimit. Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një qasje më fleksibël dhe t’u sigurojë disa vendeve kandidate disa përfitime nga anëtarësimi, veçanërisht në aspektin ekonomik, thotë Shea. Sipas tij, procesi i anëtarësimit do të duhej të ishte gradual, tha ai në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Index.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …