Selami Hoti

Selami Hoti: Skandal i Prokurorisë Speciale neverit familjarët e Krushës së Madhe

Selami Xhavit Hoti, veprimtar, vëlla i dy dëshmorëve të kombit: Xhemajli dhe Shukri Hoti, babanë e pagjetur, ka reaguar kundër Gjykatës Themelore në Prizren e cila ia ka caktuar paraburgimin prej dy muajsh Darko Tashiqit, ai në llogarinë e tij ka shkruar: Turp e faqe e zezë! Në vigjilje të shënimit të 27 Prillit-Ditës së të pagjeturve të Kosovës, si për inat, kur ne prisnim identifikim të ndonjë mbetje mortore, me 26 Prill 2018, Prokurorët ndërkombëtar të EULEX-it, e kombëtar ngrisin aktakuza qesharake kundër kriminelëve serb! Në vend se të akuzohet dhe dënohet për krime kundër njerëzimit-vrasje, masakrim dhe djegie të Kufomave të qytetarëve të Krushës së Vogël e Krushës së Madhe, krimineli serb Darko Tasiç nga Krusha e Vogël akuzohet VETËM për plaçkitje, shkatërrim me paramendim dhe krim kundër dinjitetit personal dhe njerëzor!!! Në bazë të shumë dëshmive si edhe atë të dëshmitarit z. M.D nga Krusha e Madhe i cili ka parë kamionin Mercedes 508 ngjyrë portokalli, të mbushur me kufoma dhe duke shkuar në drejtim të Krushës së Vogël, ky krim ka ndodhur ditën e Enjte me 25 Mars 1999 rreth orës 11-12:00 ndërsa “pastrimi i terrenit” ka ndodhur të shtunën me 27 Mars 1999 rreth orës 10-11:00 e më pas të ngarkuar në kamionë për disa orë deri rreth orës 13:00 kanë qëndruar para shkollës fillore “Bajram Curri”deri kur kanë ardhur dhjetëra pjesëtar të ‘VJ’ me dy makina ushtarake (kampanjolla) dhe kanë vazhduar për në Krushë të Vogël ku edhe janë djegur buzë lumit Drini i bardhë, vizavi fshatit Breg Dri. Ky kriminel bashkë me të gjithë serbët vendor të Krushës së Vogël dhe Krushës së Madhe kanë qenë pjesëtar rezervë të milicisë serbe. Në emër të familjarëve të të pagjeturve dhe tërë Krushës së Madhe!

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …