leoni

Selim Pacolli: Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës organizohen aktiviteteve të shumta kulturore e sportive

Selim Pacolli: Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës organizohen aktiviteteve të shumta kulturore e sportive

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur se me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit nga forcat pushtuese serbe do të organizohen aktiviteteve të shumta kulturore e sportive. “Sot, si Komunë e Prishtinës kemi hapur muajin e aktiviteteve të shumta kulturore e sportive me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës nga forcat pushtuese, Ky Qershor do të jetë muaj i kujtesës, festës dhe shpresës. Aktivitetet ‘20/20’ do të përfshijnë një gamë të gjerë të aktiviteteve për të gjitha grupmoshat. Përgjatë javëve në vazhdim, Prishtina do jetë kryeqendër e festivaleve të valleve tradicionale, koncerteve, konferencave mbi teknologjinë, ekspozitave, ndeshjeve solemne të futbollit, streetball-it dhe streetparty e javës së filmit. Prishtina kujton, Prishtina lexon, Prishtina këndon, Prishtina vrapon, Prishtina vallëzon, Prishtina garon”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Më 6 shtator 2025, do të përurohet romani “Pas Natës” të Muharrem Elezit në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton opinionin publik dhe të gjithë dashamirët e letërsisë se …