Selim Selimi: Ministria e Drejtësisë ka arritur të shënojnë progres në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj

Selim Selimi: Gjatë kësaj jave do të bëhet transferimi i mjeteve financiare për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në konferencën e fundvitit ka thënë se ka pranuar kërkesa për mbështetje financiare nga ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë të akuzuar të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se shpreson që gjatë kësaj jave kërkesat do të adresohen dhe do të bëhet transferimi i mjeteve. Selimi në konferencë ka folur për punën e tij gjatë vitit 2020. “Pavarësisht rrethanave të vështira të krijuara si pasojë e pandemisë, Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës kohore qershor – dhjetor 2020 ka realizuar progres të dukshëm në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj”. “Ministra e Drejtësisë është angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e drejtësisë dhe në realizmin e objektivave, programeve dhe projekteve sektoriale si pjesë e dokumenteve strategjike të saj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …