Selim Selimi: Ka përfunduar procesi i hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit

Selim Selimi: Ka përfunduar procesi i hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit. Sipas tij, në versionin aktual të projektligjit janë të trajtuara të gjitha çështjet që në të kaluarën ishin pengesë në zbatim nga ana e organit zbatues, ku me theks të veçantë është fokusuar në aspektin e parandalimit të korrupsionit, ndërkaq hetimi dhe gjykimi i veprave që ndërlidhen me korrupsion do t’i mbetet në përgjegjësi prokurorit të shtetit dhe gjykatave. Ky projektligj tenton të avancojë edhe më tutje infrastrukturën ligjore në luftën kundër korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …