Selimi: Fletë-arrestet e lëshuara nga Serbia do të trajtohen në Bruksel

Selimi: Fletë-arrestet e lëshuara nga Serbia do të trajtohen në Bruksel

Gjatë javës së kaluar, autoritetet zvicerane arrestuan dy ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me fletë-arreste të Beogradit. Ish-luftëtarët, Genc Zogaj dhe Albert Spahiu mbahen nën arrest në pritje të ekstradimit në Serbi. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se kjo çështje është politike dhe joligjore. Ai ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt me autoritetet e Zvicrës për të ndërmjetësuar lirimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së. “Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se veprimet e tilla të Serbisë janë të papranueshme dhe si të tilla duhet të adresohen në Bruksel gjatë dialogut për normalizim. Serbia nuk ka as të drejtë ligjore e aq më pak morale të lëshoj fletarrestime për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Petrit Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …