Rexhep Selimi thotë se në kuadër të opozitarizmit Vetëvendosje-LDK, ka pasur edhe përplasje, varësisht nga temat

Rexhep Selimi: Kufijtë e Kosovës qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke iu referuar fjalimit të kryetarit Thaçi dje në Tiranë, ka thënë se kufijtë e Kosovës qenkan në rrezik sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur mund të kalojë shumëçka. “Në Samitin e Diasporës që u mbajt dje në Tiranë, ‘presidenti i Kosovës’ deklaroi: “se unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”. Pra, ai citoi një thënie popullore por me një ndryshim të vockël. Thënia së cilës iu referua pjesërisht Thaçi thotë: “pa kaluar mbi trupin tim të vdekur…” Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se “pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”. Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thacit, kalon shumëçka”, ka shkruar Selimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …