Rexhep Selimi

Selimi: Nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listes Serbe

Duke komentuar qëndrimin e Listës Serbe se është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj pas vendimit për masën prej 10% të prodhimeve nga Serbia, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë se nuk do ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listes Serbe. Ai ka thënë se do të vazhdojnë të angazhohen për rrëzimin e Qeverisë por jo me votat e kësaj partie politike. “E kam deklaruar në një fjalim në Kuvendin e Kosovës që unë nuk i bashkoj votat me Listen Serbe as për të të votuar ty si kryeministër, por as nuk do t’i bashkoj as për të të rrezuar” ka përkujtuar qëndrimin e tij anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Vetëvendosja nuk bashkëpunon me Listen Serpska për ta rrezuar Qeverinë Haradinaj. Vetëvendosja bashkëpunon me spektrin tjetër opozitar dhe deputetë të tjerë qoftë nga mazhoranca sepse mendojmë që agjendat e Listës Serbe nuk janë në përpudhje me as interesat e Kosovës, as me interesat e opozitë, ka theksuar deputeti, Rexhep Selimi. Të përkujtojmë se Lista Serbe ka ofruar votat e saj për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj pas vendimit për marrjen e masës prej 10% për prodhimet nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …