Rexhep Selimi

Selimi: Qeveria Haradinaj nuk mund ta luftojë korrupsionin sepse duhet ta luftojë vetveten

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk mund ta luftoj korrupsionin sepse duhet ta luftoj vetveten. Në këto kushte e rrethana ku nuk ka parlament e qeveria është zhytur në korrupsion, madje kur qeveria nepotizmin dhe punësimet partiake i pranon me mburrje si diçka që ata janë të gatshëm ta bëjnë çdo ditë, atëherë nuk kemi të bëjmë me një qeveri e cila mund ta luftoj korrupsionin. Ai ka deklaruar gjithashtu se Vetëvendosja është duke pritur partnerin e tyre opozitar, Lidhjen Demokratike të Kosovës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë por në LDK është duke u zhvilluar procesi i brendshëm zgjedhor dhe pas këtij procesi do të jetë më e qartë për hapat e mëtejmë. Është e rëndësishme që edhe LDK-ja ashtu si VV por edhe deputetët tjerë në Kuvendin e Kosovës duke përfshirë deputetët jo vetëm të opozitës janë të gatshëm të shkojnë në këtë seancë për mocionin e rrëzimit të qeverisë dhe të votojnë rrëzimin e qeverisë”, ka vlerësuar deputeti Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …