Selim Selimi

Selimi: Tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se fokus diskutimi në takimin e parë të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi ishte tema e personave të pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve. Selimi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues. Ai tutje ka thënë se tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …