Senatori Blumenthal i kërkon Antony Blinken-it, të fokusojë vëmendjen e diplomacisë amerikane, në Kosovë

Senatori amerikan Richard Blumenthal i ka bërë thirrje Sekretarit të Shtetit Antony Blinken që  të mbajë një fokus të veçantë mbi Kosovën gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit. Në letrën e tij, Blumenthal ka përmendur rrezikun që Serbia i ka paraqitur Kosovës ndër vite, duke përfshirë sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ai ka kërkuar që Amerika të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të siguruar se Serbia të mos jetë në gjendje të kërcënojë sovranitetin e Kosovës. Blumenthal ka bërë thirrje që Amerika të vazhdojë të përkrahë fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mbështesë përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …