Serbët e Kosovës festojnë Krishtlindjet ortodokse pa praninë e liderëve të tyre të Beogradit

Serbët e Kosovës festojnë Krishtlindjet ortodokse pa praninë e liderëve të tyre të Beogradit

Për dallim nga vitet e tjera, është vërejtur se ky është  viti i parë që serbët e Kosovës festojnë Krishtlindjet ortodokse pa praninë e liderëve e zyrtarëve të lartë të Beogradit,  të cilët shpesh nuk i kanë përfillur lejet e institucioneve të Kosovës, për të marrë pjesë në ceremoni fetare, madje edhe kur janë lejuar i kanë keqpërdorën me retorikën e tyre nacionaliste. Janë dy liderë serbë, të cilët për këtë vit paralajmëruan se do ta vizitojnë Kosovën për Krishtlindje, por që nuk erdhën.  Ishte fillimisht presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, të cilit qeveria e Kosovës ia refuzoi kërkesën për të qëndruar në Shtërpcë. Për këto krishtlindje vizitë kishte paralajmëruar edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq. Ai më 26 dhjetor të 2016, pas një takimi që pati me Listën Serbe, tha se do të qëndrojë në Kosovë, por që nuk e përmendi më këtë vizitë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …