Ushtarët e KFOR-it kanë vendosen në zonën neutrale në mes kufirit të Kosovës dhe Serbisë

Serbët e verbër shohin ëndrra mos Amerika po largohet nga Kosova, sikur është larguar nga Afganistani

Ëndrra e sëmurë serbe, deri në morbiditet, për t’ u kthyer si fitimtarë në Kosovë, përngjet me atë ëndrrën e gomarit, të cilin kur po e hante ujku, thoshte mbase kësaj here jam ëndërr.  Këtë ëndërr e ka parë edhe krimineli serb, në postin e të ashtuquajturës Asamble Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq. Ai  ka deklaruar se pasi amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, kjo do të thotë se talibanët kanë mposhtur Shtetet e Bashkuara dhe britanikët dhe të gjithë ata që kanë luftuar kundër tyre.  Odaloviq, dhe të tillët nga grigja e kriminelëve e vrastarëve serbë duket se ende  nuk e kanë kuptuar se ishin shqiptarët ata që luftuan dhe çliruan Kosovën me ndihmën e NATO-s, ndërsa serbët në krye me Milosheviqin e tyre  vrastar e kriminel e nënshkruan kapitullimin dhe ikën përgjithmonë nga Kosova. Bota nuk ka parë serbë të kenë luftuar kundër  amerikanëve, por ka parë Serbinë e bombarduar jo vetëm nga NATO-ja që cilës i printe Amerika e pasuar me shtet e saj anëtare, ku tani ndodhet edhe Shqipëria.

Serbët e sojit të Odaloviqit duhet ta dinë edhe një të vërtetë të hidhur për ta, se nëse ndodh që Amerika të largohet nga Kosova, atëherë brenda një dite shqiptarët do të bashkohen në një Shqipëri unike, të cilën ata do ta quajnë, Shqipëria e Madhe nga e cila frikësohen si djalli nga temjani. Ëndrra e vrastarëve serbë, për t u kthyer sërish në vendin e krimit, është ëndërr tipike e sojit të kriminelëve e vrastarëve, të cilët për mrekulli i ka përshkruar shkrimtari i madh rus dhe botëror, Fjodor Dostojevski.  Ndërsa  shkrimtari i madh boshnjak, Mesha Selimoviq në një roman të tij ka shkruar se ata janë si fëmijët e  papërgjegjshëm,  mizorë nga veprat e tyre, por fëmijë për nga mendja. Mendja e sëmurë serbe kërkon të kthehet  edhe më tej, prej Vjenës e deri në Stamboll ku ata mendojnë se janë toka serbe, por tash për tash janë rrudhë e tkurrë nga Nishi deri në Beograd. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Hasanbeg: 8 maji është Referendum historik mbi të ardhmen evropiane të vendit, rrethoni 4

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para …