leoni

Serbët i janë rikthyer bllokimit të rrugëve

Serbët i janë rikthyer bllokimit të rrugëve

Serbët i janë rikthyer bllokimit të rrugëve. Në shenjë proteste kundër procedimit të projektligjit për Trepçën për të cilin do të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, serbët e pjesës veriore të vendit kanë bllokuar për të tretën ditë me radhë magjistralen e Ibrit, përkatësisht rrugën Zveçan-Leposaviq, në fshatin Rudare. Në organizmin e protestës së sotme kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave veriore, në mënyrë që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë sa më masive. Njoftohet se të gjithë punonjësit e institucioneve në veri, duke përfshirë këtu studentët dhe nxënësit janë urdhëruar që të shkojnë sot në Rudare, ndërsa janë vërejtur kolona të gjata të automjeteve në drejtim të Rudarës. Si pasojë e këtij presioni të organizuar, shumë autobusë kanë bartur qytetarë në mënyrë të organizuar nga veriu i Mitrovicës në drejtim të Rudares, ndërkohë janë parë edhe automjetet zyrtare të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, por pa targa.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …