Haki Demolli

Serbët kanë reaguar kundër vizitës së ministrit të FSK-së, Haki Demolli, në veri të Kosovës

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka reaguar kundër vizitës  së ministrit të Forcave të Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli në veri, duke arsyetuar se  sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parashihet që FSK-ja të mos shtrihet as të duket fare në komunat e veriut. Për këtë arsye, Rakiq pret që  bashkësia ndërkombëtare të reagojë për mënyrën se si është organizuar përurimi dhe hapja e urës, ditë më parë  në Bistricë. Ai thotë se do t’i dërgojë letër të deleguarit të BE-së, sepse sipas tij,  serbët  në veri të Kosovës janë të shqetësuar dhe tensionet janë ngritur.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …