Serbet në veri të Mitrovicës nuk i ndalin provokimet, e vendosin një kryç të madh në Kalanë e Zveçanit

Serbet në veri të Mitrovicës nuk i ndalin provokimet, e vendosin një kryç të madh në Kalanë e Zveçanit

Veriu i Mitrovicës është i mbushur me simbole mitologjike e fetare serbe, për të vetmin qëllim provokimin e shqiptarëve. Së fundi në afërsi të Kalasë së Zveçanit, është vendosur një kryç i cili po shihet si provokim i ri. Kryqi këtu u vendos me anë të një ceremonie modeste nga një grup serbësh. Të cilët gjatë vendosjes thanë se qëllimi i këtij kryqi është vendosja e sovranitetit serb në Kosovës. “Ky kryq duhet të jetë paralajmërim që të ruhet toka jonë e shenjtë e Kosovës dhe Metohisë, tokë që s’e kemi blerë por që e kemi trashëguar nga shenjtorët tanë dhe kemi për detyrim që ta ruajmë dhe ta trashëgojmë te brezat e ardhshëm”, ka thënë peshkopi serb, Rashko.

E për këtë kryq, serbët nuk kanë marr leje nga Qeveria e Kosovës. Megjithatë kjo e fundit vlerëson se vendosje e këtij simboli paraqet një kthim në histori, e asgjë më shumë. Vendosja e relikteve fetare për qëllime kulti është çështje e komunitetit të caktuar fetar, por keqpërdorimi i tyre për nevojat e politikës është prapakthim në nacionalizëm, pra shkakton neveri në vend të dashurisë së Zotit. Por një pjesë e qytetarëve e quajtën këtë veprim të serbëve si provokim të pastër karshi shqiptarëve. Por ata nuk kanë shpresë se ky kryq do largohet nga institucionet. Veriu i Mitrovicës mbetet bazë e nacionalzimit serb dhe burim i provokimeve që sjellin tensione nderetnike.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …