Serbët protestuan në vendkalimin kufitar të Jarinjes

Serbët protestuan në vendkalimin kufitar të Jarinjes

Një numër i vogël serbësh sot kanë bllokuar me automjetet e tyre vendkalimin kufitar të Jarinjes. Ata u nisën nga fshati Rudare i Zveçanit për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i ndalohet hyrja të gjithë personave që mbajnë dokumente identiteti jo-legale, të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave në veri të vendit si dhe kryetarë të komunave paralele. Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka njoftuar se nesër do të mbahet në Bruksel takimi i radhës mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Në mesin e temave që do të diskutohen atje do të jetë edhe zbatimi i Marrëveshjes për vizitat zyrtare si dhe  çështja e përdorimit të letërnjoftimeve  të lëshuara nga strukturat paralele serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …