Serbi, Aleksander Sinxheliq ka pranuar përpjekjet për grusht-shtet në Mal të Zi

Serbi, Aleksander Sinxheliq ka pranuar përpjekjet për grusht-shtet në Mal të Zi

Gazeta “Pobjeda” e Podgoricës shkruan se qytetari i Serbisë, i arrestuar në Mal të Zi,  Aleksander Sinxheliq, i cili po mbahet në Burgun e Shpuzës, ka pranuar se ka siguruar pajisjet dhe armët e zjarrit me qëllim për t’ u shërbyer me to natën e 16 tetorit me rastin e publikimit të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Ai ka shpjeguar po ashtu se me armët dhe ithtarët e tij kishte për qëllim ta pushtonte ndërtesën e Kuvendit.  Sinxheliq ka dhënë hollësi lidhur me qëllimet  për organizimin e sulmeve terroriste, duke treguar se me cilët persona ka komunikuar për ta vënë në jetë planin.   Gazeta ka zbuluar edhe fatin se Sinxheliq ishte i lidhur ngushtë me ish shefin e xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, dhe së bashku me te kishte hartuar planin për veprime kriminale kundër institucioneve në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …