Serbia bën gjithçka për të arritur qëllimet, madje duke montuar edhe akte terroriste, shkruar nga Mona Agrigoroaiei

 


Rasti i shpërthimit në klubin serb të veriut të Mitrovicës është qartazi një akt terrorist. Janë plagosur civilë serbë pas hedhjes së një granate.
Deklarohet se është arrestuar një të mitur 16 vjeçar si kryesi i këtij sulmi, por është e pabesueshme që ai të jetë autori. Edhe nga përshkrimet e Oliver Ivanoviqit, doli se ishte një burrë që hodhi granatën e jo një fëmije. Por ai gënjen, duke përfytyruar personazhe, që nuk ekzistojnë. Ky fëmijë është bërë kot fajtorë, meqë duhej gjetur një fajtor për sytë të botës, që të përputhet me mbrapshtitë e Beogradit, që kërkon gjykimin e tij në Serbi. Siç do të shikojmë në vazhdim, analiza e fakteve, sjell përfundimin se ky akt është i përgatitur dhe i projektuar, sipas një plani, që synon të çojë ujë në mullirin e propagandës antishqiptare dhe skenarëve të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Pa dyshim se pas këtij akti kriminal gjenden vetë kriminelët paraushtarakë serbë të luftës, të cilët edhe gjatë luftës së vitit 1998 – 1999 ishin të shquar me terrorizëm të pa parë, duke kryer krime e masakra e ndryshme si kundër popullatës shqiptare, ashtu edhe ndaj asaj serbe, vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimet e veta, vetëm duke ua hedhur fajin se gjoja shqiptarët janë “terroristë”. Prej këtyre dallohet, Oliver Ivanoviq, i cili nuk ishte shënjestër në sulm, sepse para shpërthimit ai doli nga lokali dhe sepse ai sillet si vjedhësi që deklaron se është vjedhur.
I njohur si paraushtarak e si “loloja e Milosheviqit”, ai shpreson me përkrahjen e Beogradit zyrtar, se me akte të tilla terroriste do të ndahet veriun e Kosovës, duke u munduar që popullin liridashës shqiptar ta paraqesin si nxitës të konflikteve dhe si kriminel, ndërkohë që është dëshmuar gjatë tërë historisë se agresorët dhe xhelatë, kriminelë dhe terroristë janë vetë zyrtarët e Beogradit, nëpunësit e regjimit të terrorizmit shovinist dhe antishqiptar, që kanë vrarë mijëra e mijëra shqiptarë në format më të ndryshme, duke ia marrë jetën edhe foshnjës në barkun e nënës.
Drejtuesit serbë nga Beogradi dhe pararojat e tyre në Mitrovicën Veriore tentojnë të fajësojnë kolektivisht shqiptarët, në kohën kur Ahtisari ka deklaruar se “serbët janë popull fajtor”. Ata tashmë kanë humbur “rejtingun” dhe duan t’i largojnë mendjen Ahtisarit nga deklarata e tij. Për këtë arsye shtrohen nevoja edhe për një pretekst.
Sapo u krye sulmi i paramenduar në Mitrovicë, kanë filluar menjëherë të gjithë në Beograd të thurin një varg shpifjesh propagandistike antishqiptare, se “separatistët shqiptarë ishin të shpejtë të reagojnë në deklaratën e Ahtisarit, se serbët janë fajtorë si komb, duke shpërthyer një bombë kundër qytetarëve serbë të pafajshëm në Mitrovicë.” (B92, 27 gusht 2006). Gjithashtu, “kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ende pa përfunduar hetimet tha se “terroristët shqiptarë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të fajësohen për shpërthimin” (RTK, 27 gusht 2006).
Qeveria serbe është jo vetëm e papërgjegjshme për civilët serbë nga Kosova, duke i nxitur të jetojnë të ndarë nga komuniteti shqiptar, por edhe një herë ka dëshmuar se vepron vetë kundër popullit serb, duke e nxitur në akte terroriste. Ajo vepron në të njëjtën mënyrë si në kohën e protestave të marsit 2004, kur shërbimi sekret serb ka djegur kishat e manastiret ortodokse, për të fituar poenë para bashkësisë ndërkombëtare, se gjoja shqiptarët bënin spastrim etnik kundër serbëve dhe se konflikti kishte karakter fetar.
Serbia përdor deklaratën e Ahtisarit si bumerang për vetë komunitetin ndërkombëtar, duke i fajësuar ata si bashkëpunëtorë të sulmit. Ky sulm e vërtetoi pakënaqësinë serbe ndaj komunitetit ndërkombëtar, sepse Qeveria serbe u sulmua nga deklarata e Ahtisarit, duke nënvizuar se “serbët janë popull fajtor”.
Ky plan është bërë gradualisht. Serbia i servon diplomacisë sabotuese serbe për të ndjekur mbajtjen e Kosovës nën kolonizimin serb në bazë të miteve e dezinformimeve edhe ndarjes së Kosovës. Ky akt ka ngjashmëri me djegien e Reihstagut, e cila i ka shërbyer Hitlerit për të marrë pushtetin. Jo rastësisht Oliver Ivanoviq ka kërkuar mbylljen e urës së Ibrit. (lajme.com, 27 gusht 2006).
Serbia do të kërkojë në këto momente të rëndësishme që nëpërmjet kurtheve të tilla të thurë një rrjet merimange të dezinformatave dhe propagandës së zezë kundër shqiptarëve, t’i fajësojë e t’i poshtërojë si mos më keq.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë vigjilente, se nëse nuk ia ndal hovin shovinizmit dhe terrorizmit shtetëror serb, që kërcënon qëndrueshmërinë e Ballkanit, në të ardhmen, kjo praktikë do të krijojë shumë telashe. Zgjidhja nuk është assesi “kompromisi” me palën serbe, por shkulja nga rrënjët të tendencave pushtuese serbomëdha, denacifikimi dhe demokratizimi i regjimit të Beogradit dhe hedhja në koshin e plehrave të mendësisë kolektive të masave të atjeshme, të mitologjisë lidhur me “djepin”, “zemrën” e “Jerusalemit” të Serbisë, që për ta gjoja paraqet Kosova.
E lejuar të veprojë krye në vete, Serbia do të vazhdojë ta shantazhojë edhe më tej situatën në veri të Kosovës, e cila mund të çojë deri në një luftë të re. Dihet tashmë botërisht se shqiptarët nga Kosovën e tyre historike u pushtuan dhe u kolonizuan nga regjimi i shovinist, antishqiptar i Beogradit në vitin 1913, kur Serbia pushtimin më shumë se një gjysmën e territoreve të Shqipërisë sipas planeve të njohura antishqiptare të Garashaninit, Çubriloviqit, Andriqit e shumë të tjerëve.
Prandaj, popullit shqiptar duhet t’i jepet e drejtën e vetëvendosjes dhe e ribashkimit në një shtet të vetëm kombëtar, si kundërpeshë unike e mundshme ndaj hegjemonizmit serbo-sllavo-maqedonas dhe terrorizmit të tyre shtetëror.
Rumani, 27 Gusht 2006

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …