Delegacioni i Kosovës në krye me dialoguesen e njohur për lëshime pe Serbisë, z Edita Tahiri dhe ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami së bashku me ekipet e tyre kanë marrë pjesë në takimin e ftuar nga BE-ja në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR. “Ky takim u mbajt në Vjenë dhe ka zgjatur gjatë tërë ditës duke filluar nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes. Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlenë të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal megjithatë këto bisedime nuk dhanë rezultate”, është thënë në njoftimin për medie të Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra, zbuloi se John Clarke ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Millosheviqit, për Masakrën e Reçakut
Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra, në Hagë ka zbuluarës dëshmitarit John Clarke, ishte dëshmitar …