Rexhep Selimi

Opozita: Qeveria në asnjë mënyrë nuk duhet të marrë pjesë në takime të ftuara me urgjencë nga kryeministri serb, Vuçiq

Opozita konsideron se delegacioni i Kosovës  nuk do të duhej të pranonte në asnjë mënyrë, të iu përgjigjej takimeve  të ftuara me urgjencë nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq. Rexhep Selimi nga lëvizja “Vetëvendosje” ka deklaruar se ashtu siç bisedimet me Serbinë janë të mbështetura dhe të interesave të Republikës së Serbisë në Kosovë, ashtu siç edhe secila marrëveshje është e sponsorizuar nga Republika e Serbisë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe agjendën po e përcakton Vuçiqi. Sa atij i leverdisë dhe sa herë ai mendon. Çfarë ndodh në anën tjetër, në anën tjetër ndodh një bindje vasale e Qeverisë së Kosovës e cila thirrjeve të Vuçiqit për në Bruksel i përgjigjet gjithmonë sa herë Beogradi dhe Vuqiçi kanë nevojë që këta t’i kenë në tavolinën e bisedimeve. Nëse do të vazhdon in në këtë trend dhe do të lejonim që të vazhdonte raporti i Kosovës me Serbinë, atëherë nuk është çudi që nesër të mos i thërriste Vuçiqi në Bruksel por t’i thërriste të njëjtit në Beograd”, tha Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …