Forcat Serbe

Serbia ka akuzuar Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut për përzierje në punët e brendshme, pasi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Serbia papritur ka akuzuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për përzierje në punët e brendshme, pasi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë e kërcënoi rajonin duke marrë shembull Ukrainën dhe pretendoi se ka mbështetje ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi duke ia kujtuar shtetit fqinj se tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatë në NATO. Reagim pati edhe në Podgoricë, por ende nuk kanë reaguar Vjosa Omani, Albin Kurti e Glauk Konjufca. Duke marrë shembull atë çfarë i ndodhi Ukrainës, Serbia kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq tha se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe kërcënoi hapur me destabilizimin e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …