Interpol

Serbia ka filluar me të madhe lobimin në mesin e shteteve anëtare të Interpolit për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës

Serbia ka nisur me të madhe lobimin në mesin e shteteve anëtare që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Siç shkruan gazeta Blic, Serbia ka formuar grupin punues, i cili përbëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën. Burime të kësaj gazete serbe thotë se është në pikëpyetje të madhe që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në shtator. “Vendimi për rendin e ditës merret pak para asamblesë së përgjithshme”, ka thënë burimi i gazetës. Tema e asamblesë së përgjithshme vendoset nga organi ekzekutiv i Interpolit, i cili përbëhet nga një numër më i vogël i vendeve anëtare. Burimi i Blic, i afërt me grupin punues, thotë se edhe nëse kjo temë do të jetë në rendin e ditës në Pekin, nuk do të thotë se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit. Gazeta shkruan se për anëtarësim në Interpol nevojiten dy të tretat e votave dhe se Serbia ka besim të madh në lobimin e Kinës dhe Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Ndryshe, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahet në muajin shtator, në Pekin. Në Interpol janë të anëtarësuara 186 shtete.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …