Nikola Selakoviq: Beogradi zyrtar nuk dëshiron të shkaktojë probleme në Kosovë, por në rast nevoje nuk do të rrijë duarkryq

Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet ukrainase, Donetsk dhe Lugansk, shkaku i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar se sipas normave ndërkombëtare, Serbia nuk mund të pranojë rezultatet e referendumeve në rajonet ukrainase, Donetsk dhe Lugansk, duke lënë të nën kuptohet rasti i Kosovës. Do të ishte në kundërshtim të plotë me interesat tona kombëtare dhe shtetërore, sepse ne kërkojmë të ruajmë sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti. I pyetur për bashkëpunimin me Rusinë që u nënshkrua në Kombet e Bashkuara, Selakoviq tha se bëhet fjalë për çështje teknike, që përsëriten nga viti 1996. Të sulmosh planin tonë për bashkëpunim nuk është asgjë tjetër veç një arsye  më tepër, për të na  sulmuar.  Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …