Brickos

Autoritete amerikane kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me Kinën për të penguar Pekinin që të furnizojë me armë Rusinë

Jake Sullivan: Do të jetë populli rus, ai që do të vendosë për mënyrën se si Rusia do të vazhdojë të përballet me Putinin

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po shohin prova sesi Rusia po “vuan” në pushtimin e saj në Ukrainë dhe ka paralajmëruar Moskën se do të kishte “pasoja katastrofike” nëse do të përdorte një armë bërthamore në luftën e saj kundër Kievit. Jake Sullivan, në një intervistë për “This Week” të ABC News, vuri në dukje protestat kundër mobilizimit të 300,000 rezervistëve të presidentit rus Vladimir Putin, ashtu edhe për ato që Sullivan i quajti referendumet e aneksimit “të rreme” në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës. “Këto nuk janë definitivisht shenja fuqie apo besimi. Krejt e kundërta: Ato janë shenja se Rusia dhe Putini po vuajnë keq”, tha Sullivan ndërsa vuri në dukje se mbajtja autokratike e Putinit mbi vendin e bëri të vështirë marrjen e vlerësimeve përfundimtare nga jashtë. Do të jetë populli rus, në fund të fundit, ai që do të vendosë për mënyrën se si Rusia do të vazhdojë dhe shkallën në të cilën do të ketë rezistencë ndaj asaj që Vladimir Putin është përpjekur të bëjë, duke thirrur këta qindra mijëra të rinj”, ka shtuar Sullivan.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …