Brickos

Mbahet tryeza “Finalja e dialogut Kosovë–Serbi”

Serbia përballet me pasoja serioze nga pandemia, 51 të vdekur dhe 6 mijë e 412 të infektuar brenda 24 orëve

Serbia përballet me pasoja serioze nga pandemia – 51 të vdekur dhe 6 mijë e 412 të infektuar brenda 24 orëve nga varianti i ri i virusit korona. Gjithashtu njoftohet se nga testimi i 19 mijë e 572 mostrave, pozitivë në koronavirus kanë dalë 6 mijë e 412 persona, pra rreth 30 për qind. Instituti i Shëndetit Publik në Serbi “Dr.Milan Jovanoviq Batut”, njoftoi se për momentin të hospitalizuar janë 6 mijë e 410 pacientë, ndërsa prej tyre 253 janë në respiratorë. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit 2020 e deri më tani, në Serbi kanë vdekur 8 mijë e 331 njerëz. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur gati në një milion. Javën e fundit, Serbia është në vendin e parë në Evropë, dhe në vendin e katërt në botë, sipas numrit të rasteve të reja të koronavirusit për 1 milion banorë, sipas të dhënave nga faqja worldometers.info. Gjendja e rënduar nga pandemia ka bërë që organizatat joqeveritare t’i bëjnë thirrje Qeverisë së Serbisë që të vendosë masa të detyrueshme për të mbrojtur popullatën nga sëmundja.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …