Erdogan

Serbia proteston kundër deklaratave të kryetarit të Turqisë, Erdogan i cilin fton vendet islame ta njohin Kosovën

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në  Samitin e 13-të  të Organizatës së për Bashkëpunim Islamik, i cili para 10 ditësh u mbajt në Stamboll, ka kërkuar që vendet anëtare të OBI-së t’i përshpejtojnë hapat diplomatikë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës. “Në mesin e 56 vendeve islamike, janë edhe disa që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë jemi shumë të shqetësuar”, citon “Politika” e Beogradit të ketë thënë kryetari turk. Kjo deklaratë e Erdoganit nuk ka mbetur pa reagime në Beograd. MPJ e Serbisë pas kësaj deklarate e kishte ftuar ambasadorin e Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozai, dhe atij i ishte shprehur protesta gojore lidhur me këtë deklaratë të Erdoganit. Ambasadori turk me këtë rast kishte thënë se Erdogan është dashur ta përmendë Kosovën, pasi Turqia e merr kryesimin e OBI-së dhe pasi ai nuk ënjtë i kënaqur me njohjet që vende të OBI-t i kanë bërë Kosovës.

Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë, thotë se kërkesa e Turqisë nuk është pritur mirë nga Egjipti e Siria, duke harruar ose injoruar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës më 26 qershor 2013. Serbia, në anën tjerët lavdërohet me qëndrimin e Indonezisë, si vend mysliman, me numrin më të madh të banorëve kundër kërkesës së Erdoganit për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Për shkak të mosnjohje së Kosovës, Turqia nuk ka marrëdhënie të mira me shumë vende anëtare të OBI-t, e as me Indonezinë.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …