Shahini: Masat e fundit të qeverisë janë të ekzagjeriuara dhe pa ndonjë plan konkrete në shpëtimin e ekonomisë

Shahini: Qeveria Kurti nuk u ka ndihmuar bizneseve dhe ekonomisë për rimëkëmbje pas përhapjes së koronavirusit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk u ka ndihmuar bizneseve dhe ekonomisë për rimëkëmbje pas përhapjes së koronavirusit. Qeveria duhet ta mbanë ekonominë duke rritur konsumin, sipas statistikave që kemi konsumi brenda këtyre dy muajve ka rënë më shumë se 40%”. Këtë vit do të kemi numrin më të madh të bizneseve të falimentuara, të cilët nëse nuk do të ndihmohen nga Qeveria me një pako prej 500 milionë euro të kenë të vështirë mbijetesën ndërsa deklarimet se është rritur punësimi i ministrit të financave, ka qenë qesharak dhe popullit. 500 milionë euro ne i kemi kërkuar vetëm për 3 muaj për të mbajtur konsumin aktiv kurse për rimëkëmbjen e ekonomisë duhen edhe 500 milionë euro  të tjera, dhe të gjitha këto Qeveria nuk duhet t’i kaloj asnjë nëse këto pako nuk shkojnë përmes parlamentit, ka thënë në mes tjerash kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …